E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, gjenden të vdekura nënë e bijë

Nënë e bijë janë gjendur të vdekura ditën e sotme në komunën Shën Gjergjaj në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shën Mëri ku viktimat Xhile Sina 70 vjeçe dhe e bija e saj Burbuqe Pepa 42 vjeç u gjendën të vdekura në banesë nga fqinjët. Policia dyshon se nënë e bijë mund të jenë vethelmuar, dhe për të verifikuar këtë dyshim pritet autopsia si dhe marrja në pyetje e familjarëve të viktimave. Trupat e pa jetë janë transportuar drejt morgut të spitalit të Tiranës për ekzaminime të mëtejshme ndërsa policia po vazhdon hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›