E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e 5 njësive vendore do të zhvillojnë zgjedhje të pjeshme më 15 nëntor

Banorët e pesë njësive vendore, që kanë mbetur pa drejtues për shkak të zgjedhjes së kryetarëve të tyre deputetë në Kuvendin e ri, do të votojnë sërish më datën 15 nëntor. Një ditë më parë Presidenti i Republikës shpalli dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për postin e drejtuesit në dy bashki, dy komuna dhe një njësi bashkiake: përkatësisht në qarkun e Tiranës, të Shkodrës, të Dibrës dhe Beratit. Zgjedhjet në njësinë bashkiake numër 10 në Tiranë do të mbahen pas mbetjes vakant të postit të kryetarit, pasi drejtuesi i mëparshëm, Gerti Bogdani, fitoi mandatin e deputetit të PD-së në zgjedhjet e 28 qershorit. Përveç kësaj njësie bashkiake, në proces të pjesshëm zgjedhor do të përfshihen edhe katër njësi të tjera vendore, përkatësisht dy bashki dhe dy komuna. Bashkia e Fushë Arrësit do të ketë një drejtues të ri pas datës 15 nëntor, pasi kryetari i mëparshëm, Ndue Paluca, është zgjedhur deputet në Qarkun e Shkodrës. Edhe Bashkia Klos në Qarkun e Dibrës do të zëvendësojë kryetarin, pas zgjedhjes së drejtuesit të mëparshëm të saj, Bedri Hoxha, i cili fitoi mandatin e deputetit të PD-së. Zgjedhjet e pjesshme lokale do të zhvillohen edhe në komunën Fierzë (Qarku Shkodër), ku kryetari i saj Besnik Dushaj i PD-së është zgjedhur po ashtu deputet, si dhe në komunën Otllak, në Qarkun e Beratit, ku Lefter Maliqi, ish-kryetar i kësaj njësie, u rendit në listën fituese të PD-së në zgjedhjet parlamentare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›