E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti çek do të zhvillojë një vizitë zyrtare 2 ditore në Shqipëri në datat 5-6 tetor

Presidenti i Republikës së Çekisë, Vaçslav Klaus, do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore (5-6 tetor) në Shqipëri, me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Presidenti çek do të ketë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, etj. Në axhendën e Presidentit Klaus parashikohet gjithashtu dhe pjesëmarrja në ceremoninë e promovimit të librit të shkruar prej tij "Planeti blu nën vargoj të gjelbër", që do të organizohet nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Një tjetër moment i rëndësishëm i vizitës zyrtare të Presidentit çek në Shqipëri është pjesëmarrja, bashkë me Presidentin Topi, në forumin e biznesit shqiptaro-çek. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›