Tiranë, gjendet në zonën e ish-bllokut 14-vjeçari i zhdukur
TIRANË- Gjendet 14-vjeçari që u deklarua i humbur prej ditës së djeshme. Adoleshenti u gjend në zonën e ish-bllokut në kryeqytet nga forcat e policisë së Komisariatit Numër 6.
Familjarët më herët u shprehen për News24, se 14-vjeçari kishte dalë nga shtëpia në orën 19:00. Regis Lena i kishte thënë të atit se do të shkonte në një qendër interneti, pasi i duhej të merrte informacione për një detyrë në shkollë. Ky ka qenë kontakti i fundit i familjarëve me djalin e tyre, humbjen e të cilit e denoncuan në polici.
Familjarët theksuan se nuk kanë pasur asnjë konflikt më djalin dhe se ai nuk është larguar asnjëherë nga shtëpia. Babai e kërkoi të birin gjatë gjithë natës, por pa rezultat. Familjarët e 14-vjeçarit tejet të shqetësuar bënë apel në News24 për gjetjen e djalit të tyre Regis Lena si dhe iu drejtuan edhe komisariatit numër 6 në kryeqytet.
Kjo ngjarje ka pasur një fund të lumtur pasi 14-vjeçari është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë.
(a.h/BalkanWeb)