E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjendet një i ri në gjendjetë dekompozuar, nuk dihen shkaqet

TIRANE- Një i ri është gjetur i vdekur pranë urës së Gjërosës në Tufinë. Trupi i personit është gjendur në gjendje të dekompozuar, pasi sipas policisë mund të ketë një javë që ka ndërruar jetë.
 
Menjëherë pas raportimit të rastit, polumbarët kanë arritur në vendin e ngjarjes, por ende nuk e kanë nxjerrë trupin e viktimës.

Aktualisht pritet që në vendin e ngjarjes të mbërrijnë ekspertët e mjekësisë ligjore, për të nxjerrë shkaqet e vërteta të ngjarjes.
 
Ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Sipas forcave blu, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që kanë çuar në mbytjen e këtij personi.
 
Ndërkaq, policia e Tiranës po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe hetimin e shkaqeve të mbytjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›