Tiranë, godasin me sende të forta 30-vjeçarin, policia nis hetimin për kapjen e autorëve të dyshuar

Policia e Tiranës bëri të ditur se të dielën në mbrëmje, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar.
“Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.”- thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/