E Diel, 1 Nëntor 2026

PE, Bostinaru:Kriza politikeshqetësuese

STRASBURG- Përfaqësuesi i Parlamentit Europian për Europën Juglindore Viktor Bostinaru vlerëson sot se rezoluta që pritet të miratohet sot për Shqipërinë konfirmon shqetësimin që ende ekziston brenda Bashkimit Europian dhe angazhimin e tij për situaten aktuale politike në Shqipëri. Ne- ´ tha Zëvendës Kryetari i Delegacionit për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Malin e Zi- ritheksojmë
thirrjen tonë për një zgjidhje politike, ku vihet në dukje sërish, se pa këtë zgjidhje te krizës politike që ende ekziston në Shqipëri mund të vihet në rrezik destinacioni europian i vendit.”
Duke iu referuar deklaratës së kreut të grupit të Partive Popullore në Parlamentin Europian Xhozef Daul, se kthimi i opozitës në Kuvend tregon se nuk ka krizë , Bostinaru tha “Padyshim, që problemet ende ekzistojnë në Shqipëri, dhe kjo është arsyeja pse do te diskutohen amendamentet e reja në rezolutë dhe me pas do të votohen nesër. Ajo qe duam ne brenda Parlamentit Europian, pa dashur të marrim asnjërin nga krahët politikë, qoftë të Berishës apo Ramës është një gjë shumë e thjeshtë- funskionim më të mirë të institucioneve demokratike në Shqipëri. Nëse lexojmë me kujdes cdo fjali të rezolutës , do ta kuptoni, ashtu sic shpresoj që ta kuptojë edhe kryeministri se ka një nevojë dramatike për një zgjidhje politike, pasi është mbase elementi më i rëndësishëm që Shqipëria ka për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Nëse një zgjidhje e tillë politike nuk do të gjendet atëherë mund të përkeqësojë në nevojat europiane të Shqipërisë. Bostinaru thekson se ky nuk është një mesazh vetëm për njërën palë politike por për të gjithë vendin dhe vetë qytetarët shqiptare.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›