Anketimi i ISSH:Shqiptarët s'njohinskemën e sigurimeve
TIRANE- Qytetarët shqiptarë nuk kanë shumë informacion mbi skemën e sigurimeve shoqërore, kontributet që ata duhet të derdhin, apo pensionin që ata duhet të përfitojnë. Mangësitë e informacionit vihen re më shumë te moshat e reja 18- 25 vjec. Të dhënat janë rezultat i një anketimi që Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka kryer me Bankën Botërore. Gjatë anketimit janë intervistuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria për të parë perceptimin e tyre lidhur me shërbimet që ofrohen nga ISSH.
“Një pjesë e konsiderueshme e individëve nuk kanë informacion sa i përket Sigurimeve Shoqërore, si përsa i përket përfitimeve ashtu dhe kontributeve. Nuk ka informacion sa i përket sigurimit të pensionit të pleqërisë sigurisht moshat e reja” deklaroi sot përfaqësuesja e QKT Vera Xhogaxhi.
Në zonat rurale vërehet se ka mungesë informacioni në lidhje me përqindjen e derdhjes së kontributeve për të siguruar pension pleqërie, si dhe me moshën e pleqërisë si dhe për vitet e duhura për përfitimin e tij.
Drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore shohin mundësinë për të propozuar një reformim të skemës së sigurimeve duke pasur parasysh faktin se pjesa më e madhe e kontribuesve janë mbi 40 vjec.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)