Ilacet me rimbursim rriten perfitimet

Ndryshimi i sëmundshmërise kronike, diagnostikimit me medikamentet alternative më të shtrenjta, por dhe përfshirja në skemën e barnave me rimbursim të pacientëve të rinj ndër to dhe emigrantët e kthyer ka bërë që përfitimet nga kjo skemë të zgjerohen dhe sipas drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Elvana Hana, bashkë me to edhe shpenzimet, të cilat çdo vit rriten me 18.5 %. Për vitin 2012 parashikohet të shenzohen tetë miliardë lekë të reja për rimbursimin e barnave.
Shpenzimet më të mëdha kanë shkuar për të rimbursuar të sëmuret kardiakë, diabetikët, pacientët me anemi të formave të ndryshme dhe ata me probleme të sistemit respirator.
Nga viti 2007 lista e barnave me rimbursim është zgjeruar me 114 barna të reja duke bërë që të mbulohet rreth 95% e sëmundshmërisë kronike të shërbimit parësor.