E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane, grabitet me arme filiali i bankes

Grabitet me arme filiali i nje banke ne Tirane ne rrugen "Bardhyl".

Nje person i armatosur dhe i maskuar u fut me shpejtesi ne ambientet e bankes Reiffeisen, duke grabitur nje sasi prej 500 mije lekesh te reja.

Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe eshte vene ne kerkim te ketij personi.

Nderkohe vec panikut nuk ka patur asnje demtim te punonjesve.

Pak muaj me pare nje grabitje e ngjashme me arme u krye ne periferi te Tiranes ne degen e bankes greke.

Grabitesit e parave u arrestuan vetem pak pas vjedhjes se bujshme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›