Rama: Berisha nuk jep asnje shprese dhe mundesi

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot se shefi i qeverise Sali Berisha me prezantimin e buxhetit te vitit 2009 nuk jep asnje shprese dhe asnje mundesi per familjet ne fshat dhe qytet.
"Berisha duke premtuar rritjen e rrogave u merr familjeve pagen e 13-te dhe i detyron te paguajne taksen e sheshte. Ne kohen e Berishes, mesuesit kane humbur me shume se dy rroga,nderkohe qe nuk perballojne dot rritjen e cmimeve", u shpreh Rama.
Ndersa duke u ndalur te pensionistet, Rama theksoi se kryeministri jo vetem nuk ka mbajtur premtimin por ka thene nje nga genjeshtrat me false.
"Per 280 mije pensioniste premtimi nuk eshte mbajtur. Nje cift pensionistesh per te mbijetuar ka nevoje edhe per nje pension me teper, por ne fakt kryeministri i genjeu", u shpreh Rama.