E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votat e 8 Majit, Rama dhe Basha përballë kandidatëve në minibashki

SHKRUAN: Dardan Malaj 24-05-2011 12:08

Kandidatët e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në 11 minibashkitë e Tiranës kanë grumbulluar më shumë vota se garuesi për bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha. Sakaq, kandidatët e koalicionit opozitar “Aleanca për të Ardhmen” në këto minibashki kanë fituar më pak sesa votat e marra nga kandidati për bashkinë e madhe, Edi Rama. Konkretisht, ekipi i djathtë në minibashki ka dalë me një bilanc 125 483 vota, ndërsa ekipi i majtë ka marrë 120 934 të tilla. Nga një tjetër këndvështrim i rezultateve të 8 Majit, del se Edi Rama ka marrë më shumë vota për minibashki sesa kandidatët e PS në 9 prej tyre, ndërsa Lulzim Basha këtë tregues e ka për 6 minibashki.

Lulzim Basha

Nga analiza e rezultateve të publikuara ditën e djeshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pa llogaritur numërimin e votave të kontestuara, rezulton se në minibashkinë numër 1 Lulzim Basha ka marrë 500 vota më shumë se garuesi demokrat për këtë njësi vendore, Agron Seseri. Në minibashkinë numër 2 kandidati Basha ka marrë 258 vota më pak sesa garuesi i djathtë Elez Gjoza, që përfaqësonte Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në njësinë numër 3 Basha rezulton të ketë marrë 294 vota më pak se garuesi i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në këtë minibashki, Ilir Kokona. Edhe Kokona kandidonte për Lëvizjen Socialiste për Integrim në koalicion me demokratët. Në njësinë numër 4 shifrat tregojnë se Basha ka marrë 508 vota më pak se kandidati i së djathtës për minibashkinë, Hysen Xhura. Në njësinë numër 5 kandidati Basha ka arritur të grumbullojë 233 vota më shumë se garuesja Erisa Xhixho, që pretendonte mandatin e kryetares së njësisë. Në minibashkinë numër 6 rezulton se Lulzim Basha ka marrë 80 vota më pak se kandidatja e djathtë Luzhiana Abazaj, që përfaqësonte Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe kërkonte rikonfirmimin si kryetare. Në njësinë numër 7 Basha ka mundur të fitojë 122 vota më shumë se sa kandidati i të njëjtit koalicion për minibashkinë, Krenar Alimehmeti. Ky i fundit përfaqësonte ngjyrat e “Aleanca për Qytetarin”, por ishte propozuar prej Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim. Në njësinë numër 8 Basha ka marrë 265 vota më pak se garuesi i koalicionit të mazhorancës për këtë minibashki, Arben Tafaj. Minibashkia numër 9 i ka dhënë 162 vota më shumë kandidatit Basha sesa kandidatit tjetër të koalicionit të mazhorancës për këtë njësi, Indrit Fortuzi. Në minibashkinë numër 10 Basha ka marrë 522 vota më pak se garuesi i së djathtës për njësinë, Blend Fuga. Në njësinë vendore numër 11 rezulton se Basha ka marrë 40 vota më shumë sesa Haki Mustafa i të njëjtit koalicion, që garonte për t’u rikonfirmuar si kryetar.

Edi Rama

Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” për Bashkinë e Tiranës ka marrë 281 vota më pak se garuesja socialiste në territorin e minibashkisë numër 1, Lindita Nikolla. Edi Rama ka grumbulluar sakaq 642 vota më shumë se kandidati i majtë për njësinë numër 2, Artemon Cukalla. Në minibashkinë numër 3 kandidati Rama rezulton të ketë marrë 498 vota më shumë sesa garuesi për njësinë vendore nën ngjyrat e koalicionit opozitar, Enver Sulollari. Sa i takon njësisë numër 4, nga shifrat kuptohet se Rama ka marrë 1145 vota më shumë sesa garuesi i majtë, për t’u rikonfirmuar në këtë minibashki, Vahid Kalaja. Shifrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se në njësinë numër 5 Edi Rama ka marrë vetëm 17 vota më shumë sesa kandidatja, po socialiste, për t’u rikonfirmuar në këtë minibashki, Jeta Seitaj. Në njësinë numër 6 Rama ka grumbulluar 180 vota më shumë se kandidati i opozitës për këtë zonë, Krenar Canollari. Zgjedhësit e minibashkisë numër 7 i kanë dhënë 184 vota më shumë Edi Ramës sesa kandidatit të majtë për kreun e njësisë vendore, Erion Koka. Në njësinë vendore numër 8 në Tiranë Rama ka marrë 344 vota më shumë se garuesi i majtë për postin lokal, Sadi Vorpsi, ndërsa zgjedhësit e minibashkisë 9 kanë dhënë 334 vota më shumë për Ramën sesa për kandidatin e opozitës në këtë njësi, Armond Halebi. Në njësinë numër 10 Rama ka marrë 642 vota më shumë sesa Enada Alikaj, që garonte për të njëjtin koalicion, por për kreun e minibashkisë. Raporti numerik ndryshon në zonën vendore numër 11, ku kandidati për minibashkinë, Naim Asllani, ka marrë 15 vota më pak se kandidati i të njëjtit koalicion për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama.

Rezultatet sipas minibashkive në Tiranë më 8 Maj

Minibashkia Nr.1

Edi Rama 9 704 vota

Lindita Nikolla 9 985 vota

Lulzim Basha 9 275 vota

Agron Seseri 8 775 vota

Minibashkia Nr.2

Edi Rama 15 819 vota

Artemon Cukalla 15 177 vota

Lulzim Basha 16 082 vota

Elez Gjoza 16 340 vota

Minibashkia Nr.3

Edi Rama 8 933 vota

Enver Sulollari 8 435 vota

Lulzim Basha 8 457 vota

Ilir Kokona 8 751 vota

Minibashkia Nr.4

Edi Rama 10 860 vota

Vahid Kalaja 9 715 vota

Lulzim Basha 11 000 vota

Hysen Xhura 11 508 vota

Minibashkia Nr.5

Edi Rama 19 134 vota

Jeta Seitaj 19 117 vota

Lulzim Basha 14 469 vota

Erisa Xhixho 14 236 vota

Minibashkia Nr.6

Edi Rama 11 599 vota

Krenar Canollari 11 419 vota

Lulzim Basha 10 981 vota

Luzhiana Abazaj 11 061 vota

Minibashkia Nr.7

Edi Rama 13 791 vota

Erion Koka 13 607 vota

Lulzim Basha 13 328 vota

Krenar Alimehmeti 13 206 vota

Minibashkia Nr.8

Edi Rama 6 981 vota

Sadi Vorpsi 6 637 vota

Lulzim Basha 9 369 vota

Arben Tafaj 9 634 vota

Minibashkia Nr.9

Edi Rama 11 380 vota

Armond Halebi 11 046 vota

Lulzim Basha 12 024 vota

Indrit Fortuzi 11 862 vota

Minibashkia Nr.10

Edi Rama 5 702 vota

Enada Alikaj 5 060 vota

Lulzim Basha 6 226 vota

Blend Fuga 6 748 vota

Minibashkia Nr.11

Edi Rama 10 720 vota

Naim Asllani 10 735 vota

Lulzim Basha 13 402 vota

Haki Mustafa 13 362 vota

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›