Krerët e rretheve PS nis shqyrtimin e emrave
TIRANE-Kryesia e PS-së fillon këtë javë shqyrtimin e kandidaturave për kryetarë të partisë në rrethe. Burimet zyrtare nga PS-ja thanë per Gazeta Shqiptare se procesi shqyrtues pritet të jetë i gjatë edhe për shkak të shumë propozimeve që kanë ardhur nga rrethet. Fillimisht, në ditët e para të kësaj jave kryesia mund të vendosë kandidatët e pak rretheve, ku propozimet janë më të qarta dhe ku nuk ka pretendime të forta mes të propozuarve.
Kryetari i partisë, Edi Rama ia ka deleguar këtë proces Ruçit, jo vetëm për shkak të përvojës së tij të gjatë dhe të njohjes më të mirë, por edhe për arsye të angazhimeve të Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë sot pritet që deputetët e Tiranës të diskutojnë në lidhje me zgjedhjet, të cilat mund të shtyhen përtej muajit qershor. Ashtu si në takimin e së premtes edhe në vijim kandidatët do të shqyrtohen një për një, duke vlerësuar figurën e gjithsecilit, vlerat që ata kanë dhe kontributin që kanë dhënë gjatë angazhimit në PS. Tashmë pritet miratimi nga kryesia socialiste dhe më pas emrat do t'u kalojnë për miratim asambleve në bazë. Të zgjedhurit e rinj do të jenë automatikisht edhe anëtarë të Asamblesë Socialiste, duke e rritur numrin e anëtarëve të kësaj strukture me 36 anëtarë të rinj.
(d.b/GSH/BalkanWeb)