E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gripi i derrave prek 4 nxënës të shkollave 9-vjeçare

Tiranë, 25 nëntor NOA Gripi i derrave ka infektuar katër nxënës në katër shkolla 9-vjeçare në Tiranë.

Mësohet se inspektorë të Drejtorisë Arsimore në Tiranë verifikojnë çdo ditë mungesat e raportuara nga 79 shkollat e arsimit parauniversitar, me qëllim marrjen e masave për parandalimin e virusit A/H1N1.
Prej raportimeve inspektorët kanë evidentuar nxënës të prekur nga gripi i derrave në katër shkolla.

Ndërkohë mjekët e shkollave po luajnë rolin e tyre të rëndësishëm në këto kontrolle për të mbajtur në mbikëqyrje situatën gripale në shkolla.

Dezinfektimi i shkollave, larja e herëpashershme e ambienteve të brendshme, higjiena personale e nxënësve, si dhe mënyrat si të mbrohen nga përhapja e virusit A/H1N1 janë masat e rekomanduara.
k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›