E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq paralizon Kapshticën, komuna dhe fshatra të vendit

Tiranë- Moti i keq me temperatura nën zero gradë që ka mbërthyer Shqipërinë ditët e fundit vazhdon të sjellë probleme në disa rrugë, komuna dhe pika kufitare në vend.

Mesohet se qarkullimi i automjetëve në disa zona është bllokuar ndërsa në të tjera zona lëvizja e tyre bëhet vetëm me anë të zinxhirëve.

Pika kufitare e Kapshticës është bllokuar gjatë natës së mbrëmshme për shkak të reshjeve të dëbores. Sipas policisë në aksin Kozanë-Kapshticë nuk lejohet kalimi i autobuzëve dhe i kamionëve, ndërsa automjetet e vogla qarkullojnë vetëm të pajisura me zinxhirë.

Veriu i vendit është zbardhur pothuajse i gjithi nga dëbora. Mesohet se në Bulqizë janë bllokuar disa fshatra të Martaneshit, komuna Trebishtë dhe Ostren ndërsa kalimi nga Bulqiza në Qafë Buall bëhet vetëm me automjete të pajisura me zinxhirë.

Ndërsa në qarkun e Dibrës mesohet se nga dëbora janë bllokuar komunat Sllova, Kalaja e Dodës dhe Lura. Po ashtu mesohet se rruga Peshkopi-Librazhd është e bllokuar.

Situatë problematike paraqitet dje edhe në portet e vendit, në Durrës dhe Vlorë. Ditën e djeshme mesohet se prej detit të trazuar nga 8-9 ballësh janë shkaktuar edhe shumë vonesa në nisjen dhe mbërritjen e tragetëve.

Në Elbasan mesohet se Qafë Thanë dhe Qafë Krrabë qarkullimi i automjetëve vazhdon normalisht, dhe deri tani nuk ka asnjë komunë të izoluar nga dëbora.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Dëbora në vend, situatë problematike në disa rrugë dhe komuna Temperaturat e ulëta dhe rreshjet e dëbores vazhdojnë të vështirësojnë...
  2. Moti i keq, dëbora izolon zonat e thella Reshjet e pandërprera të dëbores gjatë natës së kaluar kanë...
  3. Moti i keq “paralizon” portet e vendit Moti i keq ka bllokuar punën normale në portin e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›