E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, hidhet nga pallati, vdes e sëmura mendore

TIRANË- Një 44-vjecare ka humbur jetën pasi është hedhur nga tarraca e pallatit ku ajo banonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Myslym Shyrit pranë Telekomit në kryeqytet..

Ndërkohë policia ka bërë me dije  se 44-vjecarja e cila ishte e sëmurë mendore është hedhur nga tarraca e katit të pestë.

Familjarët kanë bërë të mundur transportimin e menjëhershëm të gruas në Spitalin Ushtarak, por për shkak të dëmtimeve të marra nga hedhja ajo nuk ka mundur të mbijetojë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›