Durrës, i plas dinamiti në dorë, vdes 55-vjecari
DURRËS- Një 55 vjecar- ka humbur jetën teksa po gjuante peshk me dinamit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 tek Kepi i Redonit në Durrës.
Mësohet se viktima 55-vjecar Bashkim Dega po gjuante peshk me lëndë plasëse të tipit dinamit.
Nga hetimet paraprake policia ka bërë me dije se në momentin që 55-vjecari ka tentuar të hedhë lëndën palsëse në det, dinamiti i ka shpërthyer në dorë.
Sipas policisë 55-vjecari Diga nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
(e.m/BalkanWeb)