E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, hiri vullkanik anulon fluturimet



Kaosi i trafikut ajror për shkak të reve të hirit vullkanik i prodhuar nga shpërthimi i vullkanit në jug të Islandës i cili ka përfshirë gati gjysmën e Europës, ka prekur dhe Shqipërinë.

Zyrtarë nga aeroporti "Nënë Teraza" në Tiranë bëjnë të ditur se sërish sot janë anuluar fluturimet drejt Vjenës në Austri, Budapestit në Hungari, aeroportit të Londrës në Britani, aeroportit te Mynihut, Shtutgardit e Frankfurtit në Gjermani, dhe Milanos, Bolonjës e Trevizos në Itali.

Aeroporti konfirmoi se anulimi i fluturimeve do te bëhet deri në një njoftim të dytë.

Edhe gjatë ditës së djeshme disa fluturime ishin pezulluar për shkak të resë së hirit që ka mbuluar thuajse gjithë qiellin Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›