Cmimet ballkanike, 5 kengetare shqiptare ne festival
SOFIE- Në 16 maj, në kryeqytetin e Bullgarisë, në Sofje do të ndahen për herë të parë çmimet ballkanike. 11 këngëtarë, përkatësisht nga çdo shtet i Ballkanit, do të vlerësohen me çmimin si artisti i vitit për vendin e tij, ndërkohë që do të konkurrojnë edhe mes njëri-tjetrit për të marrë çmimin si këngëtari më i mirë i Ballkanit. Por, para kësaj faze këngëtarët e çdo shteti do të konkurrojnë me njëri-tjetrin. Nga Shqipëria në këtë garë janë pesë këngëtarë, Flori Mumajesi me këngën 'PLAY BACK', Mariza Ikonomi me këngën "E DI", Elvana Gjata me këngën "TURN U ON", Soni Malaj me këngën "ZEMëR PA KURDISUR" dhe Genta Ismajli me këngën "SI PANTER I ZI". Gjithë njerëzit mund të votojnë për artistin dhe këngën më të mirë shqiptare mes pesë këngëtarëve deri në datën 21 ditë kur edhe mbyllet votimi. Për të votuar këngëtarin dhe videoklipin më të mirë mund të klikoni në ueb-sitin www.balkanika.tv për artistin shqiptar që do të dëshironit të shkonte për të përfaqësuar Shqipërinë në Sofje mes këngëtarëve të tjerë ballkanikë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 16 maj.
(Bluetooth/BalkanWeb)
(Bluetooth/BalkanWeb)