E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, vend i një rëndësie të veçantë në rajonin e Ballkanit

Kryetarja e Kuvendit dhe Zëvendëskryeministri takojnë Ambasadorin e ri të Federatës Ruse në Shqipëri, Leonid Abramov

“Shqipëria dhe Rusia kanë mundësi të pafundme bashkëpunimi”. Kështu është shprehur gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, ambasadori i ri i Federatës Ruse në Shqipëri Leonid Abramov, duke sjellë mesazhin e diplomacisë ruse për një interes në rritje për thellimin e bashkëpunimit.
Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ambasadori Abramov mori urimet e saj të përzemërta për detyrën e re, ndërsa tha se është koha për një fillim të ri të marrëdhënieve të nivelit të lartë mes dy vendeve.
Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen se diplomacia dypalëshe do të njohë një perspektivë të re, duke theksuar se marrëdhëniet tona duhet të shohin nga e
ardhmja.
“Parlamenti është baza e marrëdhënieve mes vendeve dhe popujve”, tha
ambasadori rus.
Ai theksoi angazhimin e tij personal për të rritur bashkëpunimin parlamentar mes Dumës Ruse dhe Kuvendit të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se në këtë kohë globalizmi, diplomacia parlamentare është një faktor thelbësor bashkëpunimi duke shprehur interes për koordinimin e një axhendë të shkëmbimeve parlamentare. Biseda u ndal edhe në bashkëpunimin ekonomik Duke iu drejtuar Kryetares së Kuvendit, ambasadori Abramov tha se “do të ishte një kënaqësi e veçantë, nëse ju do të gjenit pak ditë nga koha juaj për të ardhur në një vizitë të afërt zyrtare në Rusi.”
Meta takon ambasadorin rus në Tiranë, Leonid Abramov, me rastin e marrje së detyrës
Edhe Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka pritur dje në një takim ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Leonid Abramov, me rastin e marrjes së detyrës Ministri i Punëve të Jashtme Meta e njohu Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë Leonid Abramov mbi zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit.
Meta gjithashtu evidentoi vullnetin e qeverisë Shqiptare për forcimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Meta më tej u ndal edhe në rolin dhe kontributin e Qeverisë shqiptare për forcimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon.
Nga ana e tij, Ambasadori i Federatës Ruse, Leonid Abramov shprehu kënaqësinë për pritjen e rezervuar dhe e njohu Metën mbi angazhimin që Qeveria ruse tregon ndaj Shqipërisë si një vend i një rëndësie të veçantë në rajonin e Ballkanit.
Ai gjeti rastin të përsërisë edhe një herë ftesën e bërë nga Ministri Lavrov për Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta për të zhvilluar një vizitë në Federatën Ruse në një kohë të përshtatshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›