Tiranë, i plagosuri Admirim Sakondërron jetë në Spitalin Ushtarak
Të tjera rreth shkrimit Deliut iu sekuestruan 5 mln €, u vra në 2008 E.Deliu u ekzuekutua me të ëmën në apartament
TIRANE - Eshtë qëlluar me 3 plumba pistolete një 40-vjeçar, i afërm i Elton Deliut i ekzekutuar në vitin 2008, të cilit pak kohë më parë iu sekuestrua një pasuri prej 5 milionë euro. Elton Deliu u ekzekutua 4 vjet më parë në apartamentin e tij së bashku me të ëmën.
40-vjeçari që ka mbetur i plagosur rëndë është Admirim Sako. Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Tiranës, ku shtetasi Admirim Sako është qëlluar me 3 plumba, një në kokë dhe dy në trup ndërsa ndodhej në automjetin e tij me targë AA 975 BR.
40-vjeçari sapo kishte dalë nga lokali në pronësi të tij, “LUXUR” në afërsi të Gjykatës së Tiranës dhe ishte futur në automjetin e tij kur është qëlluar me 3 plumba, nga një person që ka përfituar nga errësira dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes përmes një rrugice. Policia dyshon se kanë qenë edhe persona të tjerë që e kanë ndihmuar për t’u larguar.
I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak ku mësohet se është në gjendje të rëndë pas plagëve që ka marrë nga plumbat e pistoletës. Policia ndërkaq është vënë në ndjekje të autorëve të këtij krimit, por ende nuk ka asnjë person të shoqëruar.
Më 27 dhjetor 2012 policia, doli në një deklaratë për mediat pasi u bë publik nga Prokuroria lajmi i sekuestrimit të pasurisë së Elton Deliut më 27 dhjetor 2012. Policia tha se dyshohet që pasuritë e Deliut të jenë tjetërsuar dhe figuronin të regjistruara në emër të tij dhe familjarëve të tij. Pasuritë ishin regjistruar në emër të Flutura Deliu ( e ëma e Eltonit), A.Musaraj dhe personit të tretë që në atë kohë emri i dihej vetëm me iniciale A.Sako. Dhe është pikërisht Admirim Sako, për të cilin policia tha se në emër të tij ishin regjistruar:
1. Tre automjete
2. Një apartament
3. Aktivitet privat (lokal)
4. 7440 m2 siperfaqe toke
*Foto, Admirim Sako
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)