E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ndërron jetë në spitalAdmirim Sako, i afërm i Deliut

Të tjera rreth shkrimit Deliut iu sekuestruan 5 mln €, u vra në 2008 E.Deliu u ekzuekutua me të ëmën në apartament TIRANE - Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës nga hemoragjia dhe plagët e marra, 40-vjeçari Admirim Sako rreth 2 orë pasi u qëllua me tre plumba në makinën e tij nga një person ende i paidentifikuar (nuk dihet nëse ishte një autor i vetëm apo më shumë) pranë Gjykatës së Tiranës. Policia tha se Sako është qëlluar me pistoletë dhe se autorët u larguan në rrugicat drejt rrugës “Myslym Shyri”. Sako u plagos rreth orës 22:00 të 22 janarit dhe ndërroi jetë pas mesnate.

40-vjeçari ishte i afërm i Elton Deliut i ekzekutuar në vitin 2008, të cilit pak kohë më parë iu sekuestrua një pasuri prej 5 milionë euro. Elton Deliu u ekzekutua 4 vjet më parë në apartamentin e tij së bashku me të ëmën.

40-vjeçari sapo kishte dalë nga lokali në pronësi të tij, “LUXUR” në afërsi të Gjykatës së Tiranës në rrugën “Nikolla Jorga” dhe ishte futur në automjetin e tij me targë AA 975 BR kur është qëlluar me 3 plumba, nga një person që ka përfituar nga errësira dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes përmes një rrugice. Policia dyshon se kanë qenë edhe persona të tjerë që e kanë ndihmuar për t’u larguar.

Sako u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak nga ku fillimisht u raportua se gjendja e tij shëndetësore ishte mjaft e rëndë dhe kritike për jetën. Bluzat e bardha njoftuan pas mesnate se 40-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve edhe pasi iu nënshtrua një operacioni. Sipas mjekëve, Sako ndërroi jetë nga hemoragjia dhe nga plagët e marra, pasi plumbat i kishin prekur organet jetësore dhe kokën.

Policia ndërkaq është vënë në ndjekje të autorëve të këtij krimi, por ende nuk ka asnjë person të shoqëruar.

Më 27 dhjetor 2012 policia, doli në një deklaratë për mediat pasi u bë publik nga Prokuroria lajmi i sekuestrimit të pasurisë së Elton Deliut. Policia tha se dyshonte që pasuritë e Deliut të jenë tjetërsuar dhe figuronin të regjistruara në emër të tij dhe familjarëve të tij. Pasuritë ishin regjistruar në emër të Flutura Deliu ( e ëma e Eltonit), A.Musaraj dhe personit të tretë që në atë kohë emri i dihej vetëm me iniciale A.Sako. Dhe është pikërisht Admirim Sako, për të cilin policia tha se në emër të tij ishin regjistruar:

1. Tre automjete
2. Një apartament
3. Aktivitet privat (lokal)
4. 7440 m2 siperfaqe toke

*Foto, Admirim Sako

Lajmi u publikua fillimisht në orën 22:42 të datës 22 Janar dhe më pas u përditësua në orën 01:06 të 23 janarit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›