Tiranë, plagoset 40-vjeçari Administronte pasurinë e Deliut
Të tjera rreth shkrimit Deliut iu sekuestruan 5 mln €, u vra në 2008 E.Deliu u ekzuekutua me të ëmën në apartament
TIRANE - Eshtë qëlluar me 3 plumba pistolete një 40-vjeçar, i afërm i Elton Deliut i ekzekutuar në vitin 2008, të cilit pak kohë më parë iu sekuestrua një pasuri prej 5 milionë euro.
40-vjeçari që ka mbetur i plagosur rëndë është Admirim Sako. Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Tiranës, ku shtetasi Admirim Sako është qëlluar me 3 plumba, një në kokë dhe dy në trup ndërsa ndodhej në automjetin e tij me targë AA 975 BR.
40-vjeçari sapo kishte dalë nga lokali në pronësi të tij, “LUXUR” në afërsi të Gjykatës së Tiranës dhe ishte futur në automjetin e tij kur është qëlluar me 3 plumba, nga një person që ka përfituar nga errësira dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes përmes një rrugice. Policia dyshon se kanë qenë edhe persona të tjerë që e kanë ndihmuar për t’u larguar.
I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak ku mësohet se është në gjendje të rëndë pas plagëve që ka marrë nga plumbat e pistoletës.
Policia ndërkaq është vënë në ndjekje të autorëve të këtij krimit, por ende nuk ka asnjë person të shoqëruar.
*Foto, vendi ku ndodhi plagosja
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)