E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, i vënë granatë te dera e shtëpisë, vdes palestinezi

TIRANE- Një shpërthim është regjistruar rreth orës 08:05 minuta në një banesë prapa Ambasadës Amerikane  në rrugën e Elbasanit. Nga të dhënat e para mësohet se shpërthimi ndodhi në  banesën private ku jetonte shtetasi palestinez. Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë zonën e rrugës së Elbasanit dhe në pjesën më të madhe të qendres së Tiranës. Sipas policisë viktima është shtetasi palestinez Anuar Izik, zëvendës menaxheri i fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Shtetasi palestinez me profesion inxhinier punonte prej disa kohësh punonte në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë.

ORA 09: 05 NE VENDNGJARJE NJESIA E ANTIEKSPLOZIV DHE PJESETARE TE AMBASADES AMERIKANE
Njësia antieksploziv, ekspertë të kriminalistikës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po heton. Ndërkohë që zona është rrethuar me shirita. Po kështu 6 ekspertë të kriminalistikës me veshjet e tyre janë future brenda në banesën private për të kryer veprimet e para hetimore. Pjesëtar të ambasadës amerikanë ndodhen në vendin e ngjarjes për të mësuar më tepër rreth asaj cfarë ndodhi.

Ora 08: 59: POLICIA: GRANATA ISHTE VARUR TE PORTA E HEKURT
Policia thotë se shpërthimi ndodhi rreth orës 08:05 minuta. Nga të dhënat e para dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë varur një granatë dorë në portën e jashtme, me hekur, të banesës private dy katëshe. Në momentin kur shtetasi palestinez ka hapur portën granata ka shpërthyer duke I shkaktuar plagë të rënda në kraharor dhe në bark. Viktima gjeti vdekjen e menjëhershme.

Fillimisht u mendua se ishte anëtar i trupit diplomatik palestinez në Tiranë por nga ekspertët e kriminalistëk e mohuan pas kontrollit që iu bë në banesë.
Nuk janë të qarta shkaqet e shpërthimit në banesën prapa Ambasadës Amerikane. Policia ndodhet në vendngjarje dhe nis hetimet.  Lajmi u përcoll në media në orën 08: 19 minuta.
Detajet në vazhdim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›