E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletët e votimit do digjen në shtator

Flasin anëtarët e KQZ-së 8 shtatori duket të jetë afati maksimal kushtetues për presidentin e republikës për të dekretuar datën e zgjedhjeve të reja lokale. Kjo referuar afatit të përfundimit të mandatit të të zgjedhurve lokale që lidhet dhe me kohën se kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin e përballjes elektorale për njësitë e qeverisjes vendore në shkurt të vitit 2007. Me dekretimin e datës së zgjedhjeve, KQZ-së do ti duhet të përgatisë gjithë infrastrukturën e nevojshme për përgatitjen e zgjedhjeve lokale. Një moment që do të duhet të sjellë në tryezën e komisionit 7 anëtarësh, çështjen e shumë debatuar të djegies së fletëve të votimit. Proces që sikundër thotë një prej anëtareve të KQZ, Klement Zguri duhet të ishte ezauruar, referuar dhe afateve që përcakton ligji elektoral. Zguri thotë se askush smund të pengojë dhe aq më pak të vërë KQZ-në nën presion për të respektuar ligjin. Duke lënë të kuptohet se në shtator, institucioni kryesor përgjegjës për zgjedhjet do të marrë një vendim për të zbatuar nenin 178 të kodit. çështja e fletëve të votimit përbën dhe pikën e konfliktit mes mazhorancës dhe opozitës, duke mbajtur ndezur debatin që prej zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2009. Fillimi i sesionit të ri parlamentar në shtator dukshëm do të rikthejë tonet e nxehta politikë në një përpjekje të palëve për të imponuar secila qëndrimin e saj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›