E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kapen 1.4 kg marihuanë, 5 të arrestuar

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike gjatë një aksioni që u finalizua natën e kaluar me kapjen e 1.4 kg marihuanë.
Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të policisë të cilat thanë se mbrëmë gjatë orëve të vona, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë- Durrës, në afërsi të fshatit Kashar, në kuadër të operacionit të policor të koduar "Noja", u bë e mundur arrestimi i 5 shtetasve, të cilët dyshohen se merreshin me aktivitetin e shitjes dhe shpërndarjes së lëndës narkotike e llojit marijuanë. Ndërkohë policia njofton se ka arrestuar shtetasit Skerdilajd Miri, 23 vjeç, Artur Selmani, 24 vjeç, Ervis Gjuzi, 27 vjeç, të tre nga Fushë-Kruja dhe Ilir Gashi, 23 vjeç, dhe Edmond Kalija, 23 vjeç nga Tirana. Mësohet se falë informacioneve të marra nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotike, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, rezultoi se pesë personat kryenin trafik, transport e shpërndarje të lëndës narkotike në sasi të konsiderueshme.
"Këto shtetas, në bashkëpunim me njëri tjerin, kryenin këtë aktivitet të paligjshëm kriminal, në zonat e Kamzës, Laprakës etj. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se lënda narkotike e llojit Mariuanë, vinte nga fshatrat e rrethit të Krujës, me qëllim më pas shpërndarjen e saj në Tiranë", njoftuan burimet zyrtare.
Sipas tyre, ndaj këtij grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike u mundësua kapja e tyre në sajë të një investigimi për një periudhë 2 mujore hetimi.
Policia bëri të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy automjete, mjete të cilët dyshohet se shërbenin për trasportimin dhe shpërndrajen e lëndëve narkotike.
"Ndaj shtetasve u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të "Prodhim, shitje të lëndëve narkotike", në bashkëpunim", thanë burimet zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›