E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrjet antishqiptare të grekëve, reagimi i parë i opozitës. Ahmetaj: Rast i izoluar

Thirrjet raciste gjate parades se ushtarakeve greke jane nje rast i izoluar, sipas parties Socialiste. Deputeti socialist Arben Ahmetaj thote se gjithsesi marredheniet mes Greqise dhe Shqiperise nuk cenohen nga keto skandale me ngjyra raciste.

„Kjo që dëgjuam në paradën e forcave të armatosura të cilat ishin edhe përballë presidentit të Greqisë është për të ardhur keq. Unë e gjykoj si një rast të izoluar po t’i referohemi historikut 20 vjecar të marrëdhënieve. Mund të kemi pasur 3-4 rast të kësaj natyre dhe për këtë arsye e konsideroj një rast të izoluar“ tha Ahmetaj.

Reagimi i Ministrise tone te Jashtme nuk mund te jete i njejte me reagimin e Maqedonise sipas Ahmetajt por megjithate duhet te jete me intensiv per te ndikuar ne frenimin e akteve te tilla.

„Unë nuk mendoj se qeveria e jashtme shqiptare duhet të reagojë me të njëjtën shpejtësi apo me atë kujdesje që reagoi qeveria e jashtme maqedonase për shkak të marrëdhënieve të ndryshme nga ato që ka Greqia me Maqedoninë. Ne kemi një kuadër marrëdheniesh shumë të konsoliduar me Greqinë“ tha Ahmetaj.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›