E Diel, 1 Nëntor 2026

Padia ndaj Berishës, Aneta Rama nuk tërhiqet nga akuzat

Aneta Rama nuk i eshte pergjigjur interesit te medias pasi ka perfunduar seanca e pare gjyqesore ne Gjykaten e Larte kunder kryeministrit Sali Berisha. Aneta, nena e liderit te PS-se, Edi Rama paditi ne Gjykaten e Larte per shpifje kryeministrin Berisha per deklaratat e tij ne sallen e parlamentit ne 26 nentor 2009. E perfaqesuar ne gjyq nga avokatet Eno Bushi dhe Arjan Salati, Aneta Rama nuk ka pranuar seance pajtimi per ta zgjidhur ceshtjen me marreveshje.

Ndersa kryeministri Berisha, i cili nuk u paraqit ne gjykim, u perfaqesua nga avokatja Erinda Ballanca, e cila deklaroi para gjykates, se ne kushtet kur paditesi nuk terhiqet, atëherë ato do te mbrohen seancen e rradhes.

Avokatet e Aneta Rames deklaruan para gjykates se nuk pranojne te terhiqen pasi nuk ka ndryshuar asnje rrethane. Ata e akuzojne kryeministrin per shpifje, per 2 pika te deklarates se tij ne parlament qe kishin qe benin me nje semundje mendore te djalit te saj dhe per pretendimet se Edi Rama e ka trajtuar pa dinjitet te emen.

Trupi gjykues i Gjykates se Larte, i kryesuar nga Evgjeni Sinoimeri, vendosi qe seanca e rradhes, do te zhvillohet ne 12 prill.

Denada Shkodrani
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›