Veprimet raciste të ushtarëve grekë, Kountis: Dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe
Pas reagimeve nga Athina, veprimi racist i ushtarakëve grekë, dënohet nga zyrtarët helenë dhe në Tiranë. Eurodeputet i Greqisë dhe njëkohësisht raporter i Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Ballkanin , Nikolaos Kountis, denoncon këto akte si të dëmshme për marrëdhëniet dypalëshe.
Gjatë një takimi me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, ai u shpreh se grupi i tij në Parlamentin Europian i ka dërguar një kërkesë qeverisë greke për gjetur fajtorët e për të marrë masat e duhura.
I ndodhur në Shqipëri për raportin vjetor të vizave, Kountis ka deklaruar angazhimin personal, por edhe i grupit konfederal të Unionit të Majtë në Parlamentin Europian, për të përshpejtuar procedurat për heqjen e vizave.
Raporteri Kountis duke iu referuar bojkotit të opozitës, tha se ai ka shkaktuar probleme dhe se shpreson që situata të zgjidhet, pasi pushtet janë të ndara.
Nga ana e saj kryetarja e Kuvendit, i ka bërë thirrje dhe një herë opozitës të marrë pjesë në komisione.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 29 mars 2010 ) < I mëparshmi