E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojnë avokatët, shtyhet seanca e "Gërdecit"

Seanca e radhës e planifikuar për sot në Gjykatën e Lartë ndaj procesit më të madh, atë për tragjedinë e Gërdecit me 29 të pandehur është shtyrë me një afat të caktuar. Mungesa e avokatëve të të pandehurve ka bërë që trupi gjykues të shtyjë për në 2 Prill seancën tjetër për tragjedinë e Gërdecit që më 15 Mars të vitit 2008, 15 km larg nga Tirana pas shpërthimit të një fabrike të demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mes të cilëve gra e fëmijë. Nga shpërthimi u plagosën mbi 300 persona dhe u dëmtuan biznese e banesa të zonës.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›