E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane kapen tre klandestine siriane

Tre klandestinë sirianë janë kapur në karrocerinë e një kamioni që importonte tapeta dhe sixhade nga Turqia.
Klandestinët janë zbuluar nga punonjësit e doganës së Tiranës, në momentin që ishin hapur vulat dhe plumçet për të kryer zhdoganimin e mallit.
Kontrollorët kanë sinjalizuar autoritet doganore si dhe policinë e Tiranës.

Sipas policisë, kamioni ka hyrë nga Pika Doganore e Qafë Thanës, dhe nuk I është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm, pasi ky kontroll do të kryhej në Tiranë ku dhe do të zhdoganohej malli.

Policia shoqëroi edhe drejtuesin e kamionit, I cili mësohet të ketë deklaruar se nuk ka patur dijeni për klandestinët dhe se ata mund të kishin në kamion në ndonjë moment pushimi të tij.

Klandestinët sirianë, janë dërguar për në qendrën e mbyllur për emigrantët e paligjshëm në Karrec, të Durrësit.
Sipas burimeve, emigrantët sirianë pritet të deportohen në pikën e kalimit kufitar ngaku kanë hyrë për në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›