Zyhdi Dajti emërohet kreu i ri i Policisë Bashkiake
Emërohet kreu i ri i Policisë Bashkiake pas dorëheqjes së drejtuesit të saj prej më shumë se 8 vjetësh. Prezantimi i Zyhdi Dajtit u bë nga kryebashkiaku Rama i cili kërkoi që kjo strukturë policore të jetë më e aftë dhe e përgatitur.
TIRANE- Zyhdi Dajti është kreu i ri i Policisë Bashkiake, duke zëvendësuar në këtë post Ndrec Dedën. Prezantimi i tij është bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, i cili theksoi se Policia Bashkiake ka përmirësuar cilësinë e bashkëjetesës qytetare dhe do të vazhdojë të jetë akoma më shumë pranë komunitetit.
“Sot me plot të drejtë qytetarët dhe qytetaret e Tiranës kërkojnë edhe më shumë nga ju, kërkojnë që Policia Bashkiake të jetë edhe më e përgjegjshme, të jetë edhe më e gatshme, të jetë edhe më e mirësjellshme, të jetë edhe më e aftë dhe e pregatitur për tju gjendur pranë. Edhe sikur të jetë një qytetar i vetëm që paraqet një problem që ka lidhje me cilësinë e jetës në komunitet” u shpreh Rama.
Ded Ndreca ka qenë në krye të Policisë Bashkiake që prej krijimit të kësaj strukture policore ndërsa pak ditë më parë dha dorëheqjen nga ky post.
(e.n/News24/BalkanWeb)