E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kapet pas 17-vjetësh i kërkuari për vrasje

Policia e Tiranës ka bërë të mundur kapjen pas 17 vjetësh të personi të shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në Rrethin e Matit në vitin 1994. Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar se është arrestuar i kërkuari Qamil Pepmarku 44 vjeç, pasi gjykata e kishte dënuar me 18 vjet burgim duke e akuzuar për veprën penale të vrasjes me dashje.
Ngjarja për të cilën akuzohet i kërkuari, ka ndodhur më datë 18 shkurt të vitit 1994 në fshatin Gjocaj të Rrethit të Matit, ku i kërkuari Qamil Pepmarku në ambjentet e një lokali ka qëlluar me armë të ftohtë thikë shtetasin Ibrahim Lleshi.
Në sajë të posedimit të informacionit të strukturave të Policisë së Kryeqyetit mbi vendodhjen e tij, u arrit identifikimi dhe kapja e këtij të kërkuari.
Gjithashtu nga Seksioni Kundër Narkotikëve, bënë të mundur kapjen e një të kërkuari për Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Kështu, është arrestuar 32-vjeçari Selim Goduni pasi gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim duke e akuzuar për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Ndërkohë, në kuadër të operacionit të koduar "Tuneli" policia e Tiranës ka bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal me tendencë vjedhjet e automjeteve.
Kështu u arrestuan shtetasit Ermal Laçi 22 vjeç, Jonuz Hoxha 24 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Xhavit Beraj 34 vjeç dhe Vilson Laçi 38 vjeç.
Këto shtetas, dyshohet se janë autor të vjedhjeve të një sërë vjedhjesh të automjeteve të ndodhura në kohë e vende të ndryshme në Kryeqytet e rrethe të tjera të Shqipërisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›