Jahjaga-Rompuj: BE së shpejti dialog për vizat me Kosovën
BRUKSEL- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është pritur të martën në selinë e Këshillit të Bashkimit Evropian nga presidenti Herman Von Rompuj. Në këtë takim është diskutuar për procesin e integrimeve të rajonit të Ballkanit në BE, dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian në këtë drejtim i jep edhe Kosovës.
“Marrëveshja e arritur të premten e kaluar është me të vërtetë zgjidhje evropiane për disa çështje shumë të vështira. Këto që u arritën kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve, dhe janë në frymën evropiane”. E inkurajoj presidenten të vazhdojë me energji të freskët për reformat e domosdoshme. Sidomos është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim me EULEX-in, në fushën e rendit dhe ligjit, dhe EULEX-i është misioni më i madh i Bashkimit Evropian në botë”, -tha Von Rompuj.
Von Rompuj inkurajoi presidenten Jahjaga që institucionet e Kosovës të angazhohen edhe më shumë në luftën kundër korrupsionit. Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, falënderoi Bashkimin Evropian për rolin që është duke e bërë në ndërmjetësimin në dialogun me Serbinë dhe tha se ky dialog është rrugë evropiane e zgjidhjes së problemeve.
Institucionet e Kosovës janë të përkushtuar për të përmbushur të gjitha kërkesat, por presim që Kosova për shkak të mosnjohjes nga 5 shtetet e BE-së, të mos mbetet peng në procesin e integrimeve evropiane”, u shpreh presidentja e Kosovës.
Jahjaga po ashtu nënvizoi rëndësinë e nisjes sa më të shpejtë të dialogut për liberalizimin e vizave, dhe të vënies së udhërrëfyesit edhe për Kosovën. Presidentja e Kosovës, gjatë ditës së martë ka pasur takim edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kethrin Ashton.
Nga deklarata e presidentes së Kosovës, mësohet se Ashton në këtë takim ka kritikuar veprimin e fundit në veri të Kosovës, duke shpresuar që në të ardhmen të mos përsëriten aksione unilaterale.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)