E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Lushnjes", nis shqyrtimi nga Gjykata e Apelit

TIRANË -Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda nisi sot shqyrtimin gjyqësor të çështjes kundër të pandehurve të "Bandës së Lushnjes".
Në seancën e zhvilluar sot, avokatët mbrojtës të të pandehurve në proces, kërkuan rigjykimin e çështjes ndaj klientëve të tyre, me pretendimin se, gjatë shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë, ishin shkelur procedurat ligjore.

Një vit me parë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dënoi me burgim shtatë të pandehurit e "Bandës së Lushnjes", për një sërë veprash të rënda penale. Ndërkohë që dy prej të pandehurve u dënuan me burgim të përjetshëm.
Të akuzuarit si anëtarë të "Bandës së Lushnjes", akuzohen për disa vepra të rënda penale, si disa vrasje të kryera në kuadër të organizatës kriminale, disa vjet me parë, në vendin tonë.
Ndërsa, në proces gjykimi në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda është edhe kreu i "Bandës së Lushnjes", Aldo Bare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›