E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, këshilltarët e djathtë në bashki akuza Edi Ramës

Kreu i keshilltareve demokrate ne Keshillin Bashkiak te Tiranës, Ferdinant Poni, denoncon Edi Ramen, si bllokues per zhvillimin e mbledhjes se keshillit bashkiak qe do te miratoje buxhetin. Poni thote se Rama nuk po zbaton ligjin per t’iu pergjigjur interesit te mazhorances ne Keshillin Bashkiak, ne lidhje me taksat, projektet e pafinancuara dhe gjendjen e kopshteve te Tiranës.

“Bëjmë denoncimin e rradhës ndaj veprimeve obstruksioniste, penguese të kryetarit ose ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës Edvin Ramës ndaj të drejtës së ligjshme që këshilli bashkiak ka për të vendosur për buxhetin e bashkisë së Tiranës. Mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës e muajit mars lidhur me buxhetin është shtyrë në pritje të 3 kërkesave të maxhorancës së këshilltarëve të bashkisë që do të mundësonin një buxhet të shëndetshëm, një buxhët efektiv, një buxhet transparent. Së pari, listën e plotë të taksave dhe tatimeve të vendosura nga bashkia e Tiranës, nivelin e tyre me ligj dhe nivelin përkatës të vendosur nga bashkia e Tiranës si dhe numrin përkatës të taksapaguesve për cdo taksë, së dyti listën e projekteve të hartuara por që nuk janë financuar dhe së treti listën e të gjithë kopshteve dhe çerdheve të bashkisë së Tiranës dhe nivelin e ngrohjes në to” tha Poni.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›