Operacion për Maradonën, e kafshon qeni i tij
BUENOS AIRES- Diego Armando Maradona është operuar me urgjencë në fytyrë gjatë natës, për shkak të kafshimit që i ka bërë njëri nga dy qentë e tij. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat argjentinase, trajneri i kombëtares së këtij vendi është shtruar me urgjencë në klinikën private Sanatorio de Los Arcos, në lagjen Palermo të Buenos Airesit. Pritet që Maradona të dalë shumë shpejt që andej. Incidenti i ish-Pibe de Oros ka ndodhur në orën 1 të mëngjesit. Maradona ishte në vilën e tij në Ezeiza dhe po luante me një nga qentë e tij, një femër e racës Shar Pei. Kafsha, papritmas ka sulmuar padronin e saj, duke e kafshuar në fytyrë. Diego ka marrë plagë aspak të lehta, të cilat kanë kërkuar edhe ndërhyrjen kirurgjikale. Shar Pei është një racë qeni me origjinë nga Kina dhe njihet për karakterin e qetë. Megjithatë është një lloj qeni i me përmasa trupi mbi mesataren dhe që dallohet sidomos për një masën e madhe të muskulaturës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)