E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, dështon miratimi i buxhetit për të tretën herë

BERAT- Ka dështuar për të tretën herë miratimi i buxhetit në Këshillin Bashkiak të Beratit. Mbledhja e sotme ka zgjatur rreth gjysmë ore dhe më pas të gjithë këshilltarët janë shpërndarë pas kërkesës të anëtarëve të djathtë.

Këta të fundit kanë pretenduar se materialet për 6 pikat e rendit të ditës përfshirë buxhetin dhe të pastrehët kanë mbërritur me vonesë dhe nuk kanë patur kohë të njihen me to.
Me këtë justifikim ata kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes e cila do të zhvillohet më 6 prill.

Kjo është hera e tretë e dështimit të miratimit të buxhetit në Këshillit Bashkiak të Beratit. Herën e parë miratimi u shty për të njëjta arsye, ndërsa herën e dytë këshilltarët demokratë dhe ata të LSI kërkuan shtyrjen me pretendimin se nuk ishin informuar për zërat në buxhet.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›