E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi në BE, Fule: Stabiliteti politik, faktor kyç. Rama letër komisionerit

Stabiliteti politik në vend është një faktor kyc për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komisioneri për Zgjerim në BE Stefan Fule në një intervistë për portalin web ‘Euractiv.com’ një media kushtuar zhvillimeve ne BE, bën thirrje për zgjidhjen e krizës dhe forcimin e mëtejshëm të demokracisë.

“Mesazhi im për Tiranën ishte shumë i qartë. Fillimisht shpreha vlerësimin tim për progresin e vendit. Shqipëria është bërë një vend anëtar i NATO dhe Këshilli Europian i ka kërkuar Komisionit të përgatisë një opinion për vendin. Por gjithashtu theksova rëndësinë e kritereve politike. Unë shpreha shqetësim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe mungesën e dialogut politik në parlament. Theksova gjithashtu rëndësinë e këtij dialogu pasi ligjet miratohen në parlament dhe nuk mund të bëhen reforma nëse nuk ekziston legjislacioni I duhur. është në dorë të shqiptarëve dhe unë shpresoj shumë që ata të bëjnë progres dhe të tregojnë se kanë një demokraci të pjekur. Përgjegjësi për këtë kanë të gjitha forcat politike, mazhoranca dhe opozita” tha Fule.

Komisioneri vlerësoi më tej progresin e Shqipërisë në 20 vitet e fundit. Ai theksoi se edhe pse Këshilli i Europës ka kërkuar nga Komisioni përgatitjen e një opinioni, Tirana zyrtare ka ende shumë për të bërë për realizimin e synimit të saj për anetaresimin në BE.

Rama: Shumica mban peng zgjidhjen e krizës

Kryesocialisti Edi Rama i ka derguar nje leter komisionerit per zgjerim te BE Stefan Fule ku i shpreh atij shqetësimin per ate qe e quan anashkalim brutal te Kushtetutes dhe parlamentit nga mazhoranca. “Dëshiroj vetëm të ngre shqetësimin për rëndimin e mëtejshëm të gjendjes në Shqipëri, si pasojë e anashkalimit brutal të atyre dy elementëve të patjetërsueshme që Ju i vendosët në mesazhin e vizitës Suaj si piketat bazë të dialogut të domosdoshëm mes forcave politike për zgjidhjen e krizës së sotme politike në vend: Kushtetuta dhe Transparenca” thote Rama ne letren e tij.
Kreu i partise Socialiste Edi Rama ne letren e tij bazohet ne ate c’ka ndodhi ne sallen e parlamentit pikerisht ne momentin kur Fule po largohej nga Shqiperia, duke e quajtur ate "një zgjidhje tërësisht të njëanshme, të pambështetur as mbi Kushtetutën as mbi transparencën”,
Azhornuar së fundi ( e martë , 30 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›