E Diel, 1 Nëntor 2026

Punimet për sheshin Skënderbej, qeveria ofron zgjidhje për konfliktin me bashkinë

Kur aksioni i bashkisë për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej” ka hyrë në ditën e tretë të tij, qeveria shprehet e gatshme t’i japë zgjidhje perplasjes me bashkine e Tiranes duke i ofruar konsensus ne KRRTRSH per miratimin e projektit belg. Fakti u be i ditur per Alsat nga keshilltari i kryeministrit Berisha per territorin, Flamur Kuçi.

“I gjithë pretendimi I qeverisë është që respektohen procedurat ligjore në mënyrë që të mos investohemi në procese të paligjshme, por të investohemi në procese te rregullta ligjore. Nuk kemi pasur asnjë lloj interesi që ta kthejmë në një debat politik atë që është dhe që duhet të jetë, një process I mirëfilltë teknik I rregullimit të cilësisë së jetës, I cilësisë së sheshit. Kemi kontestimet tona për përmbajtje të projektit, por nuk e paragjykojmë” tha Kuçi.

Zoti Kuci thote KRRTRSH ka miratuar kohe me pare projektin francez per kryeqytetin dhe se ndryshimet e bera ne kete dokument nepermjet projektit belg kerkojne serish vulen e organit me te larte vendimmarres per nderhyrjet ne territorin e republikes se Shqiperise. Dhe ne kete logjike thoti keshilltari i kryeministrit, punimet e bashkise jane te paligjshme.

“Për sa kohë sugjerohet ndryshimi I planit francez I cili ka marrë një formë ligjore, ndryshimi I tij në interpretimin tim imponon përfshirjen e një organi që është KRRTRSH. Punimet që po realizon sot bashkia e Tiranës mund të konsiderohen të paligjshme. Por nuk duhet te lejojmë një keqkuptim. Në thelb , në princip ne jemi të interesuar që sheshi “Skënderbej” të ndërojë faqe” tha Kuçi.

Diten qe bashkia nisi zyrtarisht punimet per rehabilitimin e sheshit “Skenderbej”, ministri i Transporteve paralajmeroi bllokimin e punimeve nese bashkia nuk paraqiste projektin per miratim ne KRRTRSH.

Bledian Koka
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›