E Diel, 1 Nëntor 2026

Përtej Pendimit, të privuarit nga liria shpalosin punimet e tyre artistike

Tiranë- Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut u mbajt në ambjentët e Akademisë së Shkencave aktiviteti “Përtej Pendimit”, me ekspozimin e punimëve artistike të bëra nga vetë të burgosurit. Simbolika e kësaj dite është e veçantë pasi respektimi i të drejtave të burgosurve mbetet një nga aspektet më të rëndësishme të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Lufta kundër torturës e keqtrajtimit dhe krijimi i kushteve lehtësuese për një rehabilitim të shpejtë dhe rikthim në shoqëri të burgosurve, mbetet një obligim sa institucional edhe shoqëror në çështjen e të drejtave të njeriut, për ti sjellë  shoqërisë më tepër siguri, besim në respektimin e të drejtave të njeriut, respekt për vlerën dhe dinjitetin njerëzor.

Ndërkaq Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në nder të mbrojtjes së të drejtave të njeriut organizoi sot edhe këtë aktivitet me pjesëmarrjen e kreut të këtij institucioni, Gazment Dibrën i cili u shpreh se organizimi i këtij aktiviteti është kthyer në një traditë tashmë.

” Një ndalesë për të bërë një bilanc, bilanc që bëhet nëpërmjet punimeve të të dënuarëve. I gjithë ky mundim bëhet në ndihmë të shumë organizatave, dhe do doja t`ju dërgoja një mesazh të gjithë  të dënuarve për të punuar dhe për tu aftësuar sa më shumë u shpreh më tej Gazmend Dibra.

Përmes imazheve filmike nga burgjet dje dhe sot, ndjesive personale emocionuese të atyre që përjetojnë përtej hekurave të qelive: gëzimin, mungesën e lirisë dhe shpresën për një rikthim të shpejtë në jetën normale, si dhe emocionet e atyre që me hidhërim jetojnë jetën pa praninë e të dashurve të tyre.

Në aktivitetit morën pjesë edhe artistë të ndryshëm të cilët u falenderuan nga të dënuarit me disa dhurata për bashkëpunimin dhe ndihmesën e dhënë këtyre të fundit.  Ndër të cilat mund të përmëndim aktoren Tinka Kurti.

Gjatë aktivitetit u mbajt gjithashtu një pjesë nga tregimi  i Migjenit  Luli i Vocërr, ku të dënuarit performuan një pjesë për pjesëmarrësit në këtë aktivitet.  Po ashtu performoi gjithashtu një grup të dënuarish prej 5 vetash të cilët kënduan këngë labërie.

Për punimet e bëra të dënuarit shprehen me entuziazëm për krijimet e këtyre veprave dhe për çmimet e fituara pas krijimt të tyre. Të pyetur për kohën që i duhej për këto punime ato u shprehen se gjithçka varet nga gjëndja shpirtërore dhe dëshira për të punuar. Punimet e të burgosurve ishin ekspozuar në hyrjen e sallës Aleks Buda.

Erisa Sallaku/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Fëmijët, protestë në ditën ndërkombëtare të të drejtave të tyre
  2. Liria në internet, Klinton: Duhet mbrojtur patjetër
  3. KFOR: liria në Mitrovicë, e pakushtëzuar

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›