E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër- Vjedhjet e shumta, Kisha e Shën Nikollës drejt shkatërrimit

Gjirokastër- Vjedhjet e shumta në Kishën e Shën Nikollës në Saranishtë të Gjirokastrës pothuajse e kanë shkatërruar plotësisht këtë vepër të çmuar të artit të hershëm kishtar bizantin.

Ndërkohë 5 vitet e fundit, objetet me vlerë të kësaj kishe janë vjedhur disa herë. Por vjedhja e kësaj vere ishte edhe ajo që i mori çdo objekt me vlerë kishës. Duke i mbetur vetëm kupola dhe afreskët që e mbulojnë atë.

Nga ana e tyre banorët e fshatit shprehën se skanë mundur dot ta mbrojnë kishën nga vjedhjet e panumërta. Duke theksuar se kanë qënë vetë ata që kanë denoncuar vjedhjen e ikonave dhe objetëve të tjera prej argjendi dhe ari.

Nga ana tjetër Drejtoria e Monumentëve ska pranuar të japë asnjë koment lidhur me këtë situatë.

Tashmë Kisha e Shën Nikollit funskionon vetëm për ceremonitë mortore, dhe e ka humbur pothuajse komplet shkëlqimin e dikurshëm, duke rrezikuar edhe shëmbjen. Kjo kishë është shpallur monument kulture në vitin 1963 dhe si e tillë ajo duhej të mbrohej nga shteti, gjë që mesa duket s’është realizuar.

Ndërkaq kjo Kishë dikur mbarte vlera të rralla arkitekturore, 74 ikona të lara në ar dhe dhjetra piktura murale.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjirokastër, grabitet kisha e Shën Thanasit
  2. Elbasan- Vjedhjet në Librazhd, 4 të rinj në pranga
  3. Gjirokastër- Rruga për në Adrianopol, e pakalueshme

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›