E Shtunë, 31 Tetor 2026

LRD: Politika të rrijë larg sistemit arsimor

Tiranë- Partitë politike në Shqipëri duhet të heqin dorë nga ndikimi i tyre në institucionet arsimore. Kështu ka deklaruar përmes një deklarate për shtyp Lëvizja Rinore për Drejtësi (LRD). Të cilët kanë kundërshtuar deklaratën: “Gjuhë e dytë do të jetë gjermanishtja në shkollat shqiptare”, të bërë nga ministri i arsimit, Tafaj.

Ndërkohë LRD  i bën thirrje partive poltike që të rrijnë larg sistemit arsimor të cilin sipas tyre e kanë politizuar dhe partizuar deri në palcë dhe janë shndërruar në fabrika për punësim.

Më tej në deklaratë thuhet po se në vendin tonë është e vështirë të gjesh institucione arsimore që të jenë të papërcaktuara nga politika, e cila s’man asnjë përgjegjësi për kualitetin dhe aftësinë e institucionëve mesimore.

Ne denoncojme faktin qe Është e pa mundur të gjendet shkollë, universitet apo institucion tjetër arsimor ku drejtuesit dhe mësimdhënësit të mos i ketë caktuar politika dhe ajo që është më tragjikja në këtë mes, partitë politike pa përjashtim, nuk mbajnë asnjë llogari për kualitete dhe aftësitë e atyre e të cilëve u është besuar edukimi dhe arsimimi i gjeneratave të reja- thuhet në deklaratën për shtyp LRD-së, duke nënvizuar që të shmanget nxjerrja e kuadrove me aftësi të limituara.

Sipas të rinjve të LRD-së politika është futur në çdo hallkë të sistemit arsimor në vendin tonë, duke përcaktuar të gjithë strukturën e tyre.

Pr Lvizjen Rinore pr Drejtsi (LRD)Politika është futur jo vetëm në shkolla fillore dhe të mesme, por edhe në universitet. Politika zgjedhë drejtorët dhe arsimtarët, edukatorët e çerdheve… ashtu sikurse zgjedhë edhe rektorët dhe bën listat e profesorëve që duhet të punësohen nëpër universitete- thuhet në deklaratën për shtyp të LDK-së.

Përmes arsimimit shoqëritë dhe kombet u transmetojnë pjesëtarëve të tyre dijen, kulturën, trashëgiminë kulturore, vlerat përmes të cilave shkon përpara shoqëria. Ndaj edhe një sistem i tillë duhet të jetë i pavarur nga ngjyresat politike.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Diplomacia heq dorashkat: Politika shqiptare në vitin 1914
  2. Malaj: Politika duhet të zhvishet nga bajraktarizmi
  3. Vdekja e Godos, PS ngushëllon familjen

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›