Itali- Shtatzënë me një shqiptar, prindërit e detyrojnë të abortojë
Itali- Pret një fëmijë nga një djalë shqiptar, dhe prindërit e detyrojnë të abortojë. Kjo është historia e një 16 vjeçarjeje nga Trento e Italisë, e cila është detyruar nga prindërit e saj të abortojë fëmijen që pret.
Por pas kundërshtimit të saj ajo është çuar në gjykatë nga familjarët, me shpresën se kjo e fundit do e detyrojë 16 vjeçaren të mos sjellë në jetë fëmijë e saj.
Por mesa duket diçka e tillë nuk u realizua, pasi mesohet se gjykatësi i çështjes ka deklaruar se aborti smund ti imponohet askujt, qoftë edhe një të miture. Por edhe pas këtij vëndimi prindërit e vajzës italiane kanë këmbëngulur me anë të një rikërkesë që dy të rinjtë të mos takohen, madje fëmija të mos mbaje emrin e të atit, pasi ky i fundit është shqiptar.
Shkrime të tjera me interes: