Festat e fundvitit, Basha përuron "Qytezën e Festës"
TIRANE - Rruga pedonale “Murat Toptani”, në kryeqytet, është shndërruar në një hapësirë festive, me shtëpiza të vogla prej druri, në prag të festave të fundvitit.
Projekti i realizuar nga “Iceberg Communication” do të qëndrojë i hapur për qytetarët gjatë gjithë muajit dhjetor.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha theksoi se "për krijimin e kësaj atmosfere festive nuk janë përdorur taksat e qytetarëve, por të gjitha janë financime të biznesit".
Sipas Bashës, “kjo është një traditë dhe një zakon i të gjitha kryeqyteteve botërore, dhe sot vjen në Tiranë ndaj kërkesave me standard evropian të qytetarëve të kryeqytetit”.
(er.nu/BalkanWeb)