Tiranë, lista e plotë e 151 pallateve që legalizohen
ALUIZNI shpërndau dje lejet e legalizimit për 151 pallate në Tiranë, shkresat e të cilave ishin pa dokumente. Në total kanë përfituar rreth 6200 familje, për shtesat e pallateve, bodrumet dhe garazhet. Sipërfaqja e legalizuar është 662.559 m2, ku vlera e kësaj sipërfaqeje e kalon shumën e rreth 200 milionë eurove. Sipas Avenir Kikës, përfaqësues nga Shoqata e Ndërtuesve, kostoja fiskale për m² është 300 euro për Tiranën, duke çliruar kështu të paktën 20 milionë euro të ardhura për buxhetin e shtetit, kurse pjesa tjetër për ekonominë, konkretisht për sektorin e ndërtimit.
Sipas kreut të ALUIZNI-t, Shaban Memia, ka filluar procedura e regjistrimit dhe brenda një periudhe të shkurtër të përcaktuar në ligj, lejet e legalizimit do të kthehen në tituj pronësie nga Hipoteka. Në Tiranë kanë mbetur pa u legalizuar edhe rreth 120 objekte, për të cilat ALUIZNI është në fazën përfundimtare. Një pjesë e tyre kanë vetëm kalim pronësie dhe ato do të realizohen edhe nëpërmjet vendimit të qeverisë, kurse ALUIZNI ka mbyllur anën administrative. Sipas Memisë, një kompani ndërtimi mund të ketë paguar 200-300 mijë euro për shtesën e legalizuar, duke krijuar të ardhura shtesë edhe për Bashkinë e Tiranës në masën e rreth 300 milionë lekëve.
Detyrimi i financiar për këtë kategori ka qenë dhe i përkiste ndërtuesit dhe praktikisht kjo kategori ka shlyer detyrime të tilla. Ndërkaq, qytetarët që shlyejnë detyrimet financiare do të marrin dokumentacionin ose titullin e pronësisë. "Detyrimi financiar që kanë qytetarët për të paguar është detyrim që në raport me tregun është i papërfillshëm dhe është një vlerë relativisht e vogël, që shkon 4-6 milionë lekë", tha Memia. Njëkohësisht, për kalimin e pronësisë, në rastet kur shlyen direkt shumën, ka zbritje 20%. "Ne kemi parashikuar në aktet ligjore edhe mundësinë e kreditimit dhe praktikisht jemi duke punuar me sistemin bankar dhe me kompanitë të cilat ofrojnë kredi dhe besoj që gjatë këtyre ditëve ne do të konkretizojmë, sqaroi Memia. Sipas ligjit, kompania ose qytetari që ka objektin informal, në momentin që shlyen detyrimin ai merr dokumentacionin dhe mund të vazhdojë me procedurat e regjistrimit të pasurive.
Në territore ku ka studime urbanistike dhe ka pronarë të ligjshëm, kjo kategori është e përjashtuar nga procesi i legalizimit dhe në këtë rast poseduesit e tyre trajtohen me statusin e të pastrehëve. Ndërkohë, ato pasuri që nuk plotësojnë kushtet dhe që përjashtohen nga legalizimi, do t‘i nënshtrohen prishjes. Aktualisht, në mbarë vendin janë në proces përpunimi 134341 dosje objektesh informale, ndërkohë që ka përfunduar përgatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pritet të legalizohen afro 12297 objekte informale, të cilat gjenden në fazën përfundimtare të likuidimit të detyrimeve financiare nga qytetarët.
Shenim: Listen e plote e lexoni ne PDF