Tiranë, makina aksidenton të moshuarit

Një aksident me pasojë plagosjen e dy kalimtarëve ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur te “Zogu i zi” në Tiranë ku një automjet me targa të Kosovës ka përplasur një çift të moshuarish në momentin kur ata ishin duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Menjëherë të moshuarit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarja ka ndaluar drejtuesin e mjetit.