E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, makina përplas dy kalimtare, vdes 18-vjeçarja

Një femër ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. 18-vjeçarja Marsela Grisa, ka mbetur e vdekur sot si pasojë e aksidentit rrugor në fshatin Pezë-Helmes në kryeqytet, ndërsa Anila Grisa është plagosur rëndë.
 

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme, kur një makinë ka përplasur dy kalimtaret, duke i shkaktuar atyre plagë të rënda në trup. E plagosura ndodhet e shtruar në spital dhe mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›