Të huajt në Shqipëri, ja si dëbohen kur shkelin ligjin

Shpesh herë kemi menduar se të huajt në Shqipëri janë të privilegjuar deri edhe te gjobat. Por në fakt jo gjithmonë ndodh kështu. Shtetasit jo shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Tiranë në disa raste janë gjobitur sepse kanë shkelur afatat e lejeqëndrimit, që për në shqiptarët kur shkojnë jashtë njihet si "vizë". Specilisti në sektorin e Migracionit në policinë e shtetit Dashamir Xhixho, na sjell në mikrofonin e ora neës, jetën e të huajëve në Shqipëri
“Për këtë ligji përcakton ndëshkimet administative ndaj tyre. Ka shtetas që tejkalojnë afatet për arsye të ndonjë neglizhence, ose të mos njohjes së infromacionit të ligjit. Afërsisht mund të jenë rreth 100 veta, ka pasur që janë larguar dhe nuk kanë të drejtë të futen në Shqipëri”, u shpreh ai.
Po nga kush preferohet më shumë shqipëria. Në vend të parë mbeten turqit e më pas italianët e grekët. “Turqia me 1405 shtetas të huaj, Italia 1009 shtetas, nga SHBA, Greqia, dhe shumë shtete të tjera”, theksoi ai. Gjatë këtij viti në vendin tonë kanë marrë leje qëndrimi 2794 shtetas të huaj dhe motiv ka qënë për punësim për çështje humanitare, biznes, studime apo edhe çështje fetare.