Grabitësit e kazinove, 4 nga 6 të ndaluar, burg pa afat

Katër nga 6 të arrestuarit e operacionit "Pritja e Gjatë", të akuzuar për 20 grabitje të kazinove, janë rikthyer në qeli në masën e sigurisë arrest në burg, dhënë nga gjykata e Tiranës. Ndërsa dy të tjerë me afat 20 ditor, për shkak se prokuroria nuk ka sjell prova të mjaftueshme se ata kanë kryer grabitjet në bashkëpunim.
Organi gjykues i kryeqytetit ka dhënë masë sigure arrest në burg për Bejo Pasha, 24 vjecc, Niklovan Çuraj, 25 vjecc, të cilët përvecc akuzës së grabitjes mbajnë mbi supe edhe akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të punonjësit të policisë, të cilin e plagosën gjatë grabitjes së gazinosë në afërsi të 9-katësheve në Tirana.
Po të njëjtën masë gjykata ka dhënë edhe për studenten Jonida Çuraj si dhe Ani Rrapan. Ndërsa arrest në burg me afat 20 ditor, ka dhënë për Ilirjan Ilnicën dhe Jedmir Elmazin. Policia e kryeqytetit për të arrestuarit, i ka faturuar me prova të mjaftueshme 20 vjedhje të lojërave të fatit dhe madje në disa raste prej tyre edhe me pamje filmike teksa kanë hyrë të armatosur në kazinote e kryeqytetit.
Ndërsa sipas burimeve nuk përjashtohet mundësia që dosja në ngarkim të tyre të shkojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi Pasha dhe Curaj akuzohen edhe për vrasje të mbetur në tentativë të punonjësit të policisë se grupt të operacioneve special, gjatë vjedhjes së një prej kazinove, pasi uniformat blu prej kohësh ishin vënë në ndjekje të këtij grupi.